Sportet e aventurës në Shqipëri, janë kthyer në një përvojë unike, gjatë së cilës mund të përshkosh kodra, të zbulosh fshatra dhe peizazhe të veçanta të natyrës, kjo falë edhe guidave të certifikuara.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale mesazhin e Enisit, si guidë aventure e certifikuar, që bashkë me kolegët u ofrojnë turistëve përvoja të mrekullueshme.

“Sportet e aventurës në zonat malore të Shqipërisë, nuk kanë qenë asnjëherë më atraktive, kjo falë edhe guximtarëve pasionantë që sot janë të shumtë, siç është edhe Enisi i cili ndan këtë mesazh si guidë aventure e certifikuar, që bashkë me kolegët u ofrojnë turistëve përvoja të mrekullueshme e mbi të gjitha të sigurta gjatë eksplorimit të terreneve malore duke krijuar edhe një kategori të re të profesioneve në turizëm”, shkroi Rama.

Rama tha se, kjo është mundësia që dashurinë për natyrën ta kthesh në një karrierë shpërblyese.

Rama ftoi të rinjtë të zgjedhin për t’u bërë guida aventure të certifikuara, duke kontribuar në eksplorimin e vendit dhe shfrytëzimin e turizmit në të gjitha dimensionet që ofron./ata