Dan Hutra, personi që qëlloi sot me breshëri plumbash në familjen e ish-bashkjetueses dhe vrau motrën dhe kunatën e saj rezulton të jetë me precedentë të theksuar kriminalë.

 

Mësohet se ai është autor i një tjetër vrasjeje. Në vitin 2007 ka ekzekutuar me thikë gruan e tij, Dafina Havalja, 22 vjeçe, nga Klosi. Ndërsa në vitin 2003 ka qenë i dënuar për  heqje të lirisë të nënës dhe kunatës së tij, si dhe për përdhunimin e kunatës tjetër.

 

Ndërkohë së fundmi ka qenë i dënuar për dhunë në familje, dhe është lënë i lirë në 16 shkurt të këtij viti.