Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Israel Katz, ka deklaruar se ata shpresojnë që koalicioni ndërkombëtar të marrë pjesë në kundërpërgjigjen që Tel Avivi do të ndërmarrë kundër territoreve të Iranit, nëse Teherani sulmon vendin e tij.

Sipas ministrisë izraelite, Katz u takua me sekretari e jashtëm britanik, David Lammy dhe ministrin e jashtëm francez, Stephane Sejourne, të cilët vizituan Izraelin me qëllimin për të parandaluar tensionin rajonal dhe për të ofruar mbështetje ndaj negociatave për shkëmbimin e pengjeve.

Duke falënderuar mysafirët Lammy dhe Sejourne për mbështetjen që kanë dhënë ndaj Izraelit, Katz tha se, "Ministrave të jashtëm të Francës dhe Britanisë ua kam shprehur qartë se nëse Irani sulmon, pres që koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Izraeli, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca t‘i bashkohet Izraelit jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulmin ndaj objektivave të rëndësishëm në Iran".

Ndër të tjera, Katz tha se "Izraeli është i gatshëm për shkëmbimin e pengjeve, por Hamasi mund të ashpërsojë kërkesat e tij"./aa