Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, uroi presidentin turk, Recep Tayyip ErdoÄŸan, për fitoren e “merituar” në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

 

“Urime presidentit Recep Tayyip ErdoÄŸan për fitoren e tij të madhe dhe të merituar në Türkiye”, tha Trump në platformën e tij “Truth Social”.

 

“Unë e njoh mirë atë, ai është një mik dhe kam mësuar nga afër se sa shumë e do vendin e tij dhe popullin e madh të Türkiyes, të cilin e ka ngritur në një nivel të ri të rëndësisë dhe respektit”, ka shkruar Trump.

 

Kreu i Këshillit Suprem Zgjedhor (YSK), Ahmet Yener, njoftoi se në raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtura sot, ErdoÄŸan është rizgjedhur president i Türkiye-s. Duke folur me gazetarët në kryeqytetin Ankara, kreu i YSK-së tha se ErdoÄŸan në raundin e dytë fitoi presidencën e Türkiye-s kundrejt kandidatit të opozitës, Kemal KılıçdaroÄŸlu.

 

Sipas rezultateve preliminare, tha Yener, presidenti aktual ErdoÄŸan fitoi garën zgjedhore me 52,14 për qind, ndërsa KılıçdaroÄŸlu grumbulloi 47,86 për qind të votave. Ai shtoi se deri më tani në mbarë vendin janë hapur 99,43 për qind e kutive të votimit./AA