Mediat ruse raportuan sot se të paktën dy civilë u vranë nga një sulm raketor nga Ukraina në qendrën tregtare Galaktika në qytetin e Donetskut.

Numri i viktimave pritet të rritet, pasi shumë njerëz ndodheshin brenda qendrës tregtare në kohën e sulmit, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar burime nga organet e rendit.

Paraprakisht ka informacione për të paktën dy viktima në qendrën tregtare Galaktika, theksohet në lajm.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin thirri një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar situatën e vazhdueshme në Ukrainë dhe “operacionin special ushtarak” të Rusisë.

Presidenti rus u bëri thirrje të pranishmëve që të fokusohen në zgjidhjet e reja teknike që po zbatohen në “operacionin special ushtarak”./aa