Sekretari për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë, Petraq Milo denoncoi këtë të shtunë propagandën e Qeverisë lidhur me rritjen e pagave të nënpunëse të shtetit.
DEKLARATA E MILOS
Qeveria me propagandën e saj nuk ndalon së premtuari për rritje të pagave dhe veçanërisht ato të sektorit shtetëror
Por në fakt të dhënat e publikuara nga INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2024 tregojnë një realitet të ndryshëm
Sipas të dhënave të INSTAT, niveli i pagës mesatare bruto mujore në rang vendi ka pësuar një rënie nga 75 025 lekë në muaj në tremujorin e katërt të vitit 2023 në 73 641 lekë në muaj në tremujorin e parë të vitit 2024, ose një rënie në rreth - 2%
Rënien më të lartë të pagës mesatare bruto mujore e ka treguar paga mesatare në sektorin shtetëror, ku nga 87 864 lekë në muaj në tremujorin e katërt të vitit 2023, në 84 979 lekë në muaj në tremujorin e parë të vitit 2024, ose një rënie në - 3.3%
Ndërsa paga mesatare mujore bruto në muaj, në sektorin privat, është ulur nga 69 400 lekë në muaj, në tremujorin e katërt të vitit 2023, në 68 686 lekë në muaj, në tremujorin e parë të vitit 2024, ose një ulje në -1%
Rënia e pagës mesatare bruto në muaj ka prekur pothuajse të gjithë të punësuarit sipas grup profesioneve
Punonjës të nivelit të lartë drejtues të administratës dhe të biznesit kanë treguar një ulje të pagës mujore bruto nga 122 097 lekë në muaj, në tremujorin e katërt të vitit 2023, në 118 699 lekë në muaj në tremujorin e parë të vitit 2024, ose nje rënie ne – 2.8%
Punonjës specialistë me arsim të lartë një ulje të pagës nga 97 520 lekë në muaj në tremujorin e katërt të vitit 2023, në 95 307 lekë në muaj në tremujorin e parë të vitit 2024, ose nje rënie ne – 2.3%
Punonjës teknik dhe specialistë të mesëm një ulje të pagës nga 82 277 lekë në muaj në tremujorin e katërt të vitit 2023, në 80 515 lekë në muaj në tremujorin e parë të vitit 2024, ose nje rënie ne – 2.1%
Punonjës të tregtisë, akomodimit, etj një ulje të pagës nga 57 887 lekë në muaj në tremujorin e katërt të vitit 2023, në 56 386 lekë në muaj në tremujorin e parë të vitit 2024, ose nje rënie ne -2.6%
Punonjës të profesioneve elementare një ulje të pagës nga 48 318 lekë në muaj në tremujorin e katërt të vitit 2023, në 48 131 lekë në muaj në tremujorin e parë të vitit 2024, ose nje rënie ne -1.0%
Rënia e pagës ka varfëruar dhe thelluar më shumë krizën ekonomike familjare për punonjësit me nivele të ulta të pagës
Sipas Bankës Botërore një person që jeton me 6.85 USD në ditë është i varfër
Një punonjës së bashku me një ngarkesë familjare 1.5 fëmijë, që është norma mesatare e ngarkesës, jeton në kushtet e varfërisë absolute
Sipas të dhënave të INSTAT, një punonjës i shitjeve dhe shërbimeve sot paguhet me një pagë bruto në 56 386 lekë në muaj ose një pagë neto në 46 641 lekë në muaj
Të ardhurat mujore të këtij punonjësi janë 485 USD, i cili se bashku me familjaret e tij jeton ne kushtet e varfërisë absolute
Një punonjës i profesioneve elementare paguhet sot me një pagë bruto në 48 131 lekë në muaj ose me një pagë neto në 41 562 lekë në muaj
Të ardhurat mujore të këtij punonjësi janë 432 USD, i cili se bashku me familjaret e tij jetoj përsëri ne kushtet e varfërisë absolute
E gjithë kategoria e punonjësve me nivelin e pagës nën 485 USD në muaj jetojnë afër kushteve të varfërisë absolute
Gjithashtu kjo shtresë është më e prekura dhe më e pambrojtura nga rritja e lartë e çmimeve dhe veçanërisht të çmimeve të produkteve ushqimore./OraNews