Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare aktori francez me famë botërore, Alain Delon.

Familja e tij njoftoi se Delon ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Douchy të qytetit Aisne në Francë.

Aktori, i cili la gjurmë me bukurinë e tij dhe u bë një nga aktorët kryesorë të paharrueshëm të Francës, ishte 88 vjeç.

Emri i tij i plotë është Alain Fabien Maurice Marcel Delon. Ai ka lindur më 8 nëntor 1935. Delon ishte i njohur si një nga aktorët kryesorë të Evropës nga vitet 1960 deri në 1980.

Delon, i cili luajti në filma të famshëm si “Plein Soleil” (Dielli i zemëruar), “Notre histoire” (Dhomat e ndara) dhe “L’Eclisse” (Perëndimi i diellit), ka fituar çmimin “Cesar”, që njihet si Oscari i Francës, për interpretimin e tij në film “Notre histoire”./aa