Sihana Haxhnikaj ishte shqiptarja nga Kosova e cila konkurroi për t’u bërë pjesë “The Voice Australia”.

 

Mes pjesëtarëve të jurisë ishte dhe Rita Ora, këngëtarja nga Kosova, e njohur botërisht. Pikërisht ajo vendosi të shtypë butonin dhe të marrë në skuadrën e saj 16-vjeçaren e cila u shpreh se muzika ka qenë një pasion që prej moshës 4-vjeçare, ndërsa ka qenë Rita Ora ajo që e ka frymëzuar të ngjitet në skenë dhe të performojë.

 

Rita e pyeti vajzën për emrin duke i thënë se i tingëllonte i dëgjuar dhe në momentin që ajo tregoi origjinën, ajo vendosi të përshëndesë shqip dhe familjarët e vajzës.

 

“Jemi shumë pak andej nga vijmë ne dhe duket sikur të gjithë jemi të afërm me njëri tjetrin. Kështu që Sihana është si kushërira ime,” – u shpreh Rita e emocionuar.