Pjesë të Vjenës dhe Austrisë u përmbytën pasi reshjet rekord goditën vendin gjatë fundjavës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe ndërprerje të trafikut.

Disa zona në Vjenë ishin nën ujë dhe pamjet që u shfaqën në mediat sociale tregonin makinat në vendpushimin e skive St. Anton në Austrinë perëndimore duke u rrëmbyer nga balta, raportoi Reuters.

Një grua u plagos rëndë kur një përrua e shtyu atë nën një autobus në lagjen Dobling të Vjenës, njoftoi transmetuesi publik ORF.

 

Ajo është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Shërbimet zjarrfikëse patën mbi 450 ndërhyrje në kryeqytet pasi reshjet shkaktuan kaos dhe trafik.

Kancelari austriak Karl Nehamer shkroi në platformën X se stuhia shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesë të caktuara të vendit dhe falënderoi shërbimet kompetente që punojnë për zbardhjen e pasojave./OraNews