Bjeshkët e Namuna në Tropojë janë shndërruar gjithmonë e më shumë në një destinacion mjaft të preferuar turistik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale, pamje nga Bjeshkët e Namuna në Tropojë, ku vera ka ndryshuar peizazhin e ashpër të dimrit duke sjellë pamje baritore, ndërsa liqenet alpine dhurojnë ngjyrën e kaltër.

Rama u shpreh se, Bjeshkët e Namuna në Tropojë zgjohen çdo ditë me zhurmën e këmborëve dhe zërat e eksploruesve të maleve tona.

Turizmi malor po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj edhe në zonat që dikur ishin pothuajse të panjohura.

Bjeshka e Doberdolit është një bjeshkë e bukur e vendosur në lartësitë e maleve të Tropojës, 2200 m mbi nivelin e detit.

Bjeshkët e Tropojës dallohen për larmishmërinë e bimësisë dhe klimën e shëndetshme duke tërhequr vit pas viti vizitorë./ata