Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë dhënies së titujve të pronësisë në Theth, shprehu besimin për përfundimin brenda vitit të rrugës së Dukagjinit.

Kreu i Ekzekutivit nënvizoi se kjo rrugë do të hapë një tjetër perspektivë kësaj zone magjikë që praktikisht është e pavizituar ose vizitohet me vështirësi shumë të madhe.

Sipas tij, rruga do të hapi një tjetër hapësirë për investime për banorët dhe të shumëkujt që është në emigracion.

Rama bëri me dije se janë duke përfunduar paketën e maleve në mënyrë që t’u japin mundësi të gjithë atyre që janë në emigracion që të kthehen dhe të investojnë në tokën e tyre që nuk e kanë sot me letra.

“Po ndërtojmë një program të veçantë për malet që të mund t’u jepet mundësia që të ndërtojnë me leje përpara se se të marrin titullin përfundimtar të pronësisë në një marrëdhënie të drejtëpërdrejtë me shtetin me qira 1 euro. 1 euro për të marrë tokën për të ndërtuar ndërkohë që vazhdon procesi, por ama toka është e jotja. Do bëjmë një tjetër ndërhyrje për të vënë garanci shtetërore për kreditë tuaja sepse pashë disa marrëveshje me bankat me interesa shumë të larta. Dhe këtu do bëjmë një ndërhyrje që ta lehtësojmë dhe të mbyllim gjithë ciklin dhe t’u japim mundësi të gjithë atyre që janë jashtë dhe të investojnë këtu”, deklaroi Kryeministri Rama./ata