Një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë, i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, mori pjesë në Konferencën e vitit 2024 të Shoqatës Korrektuese Amerikane në Nashville, me ftesë të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së dhe ICITAP-it.

Gjatë vizitës, Qose zhvilloi takime me Stephen Fields dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Në takime u diskutua forcimi i bashkëpunimit në siguri dhe drejtësi, me fokus në rritjen e kapaciteteve të sistemit penitenciar shqiptar./ata