Pas falimentimit të bankës Sillicon Valley një ndër bankat më të mëdha amerikane, dikush dha një propozim që ta blinte miliarderi dhe njëherësh shefi ekzekutiv i kompanive si Twitter, Tesla dhe SpaceX, Elon Musk.

 

Min-Liang Tan, i cili është CEO i një kompanie teknologjike tha përmes një postimi në Twitter që kjo kompani duhet ta blejë këtë bankë si dhe ta bënte dixhitale, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, Musk iu përgjigj duke i thënë se është i hapur për këtë ide.

Vetëm muajin e kaluar, Banka Silivon Valley u rendit nga Forbes në top 20-shen e bankave më të mira amerikane të vitit 2023.

 

Deri të premten pasdite, banka dikur e besuar e investitorëve të kapitalit sipërmarrës dhe startup-eve të teknologjisë u mbyll nga rregullatorët, në atë që tani është bërë dështimi i dytë më i madh i bankës në SHBA.

Silicon Valley, falimentoi pasi depozituesit – kryesisht punëtorë të teknologjisë dhe kompani të mbështetura nga kapitali sipërmarrës – nxituan të tërhiqnin paratë e tyre këtë javë ndërsa ankthi mbi situatën e bankës u përhap.

Banka nuk mund të përballonte më tërheqjet masive të klientëve të saj dhe përpjekjet e saj të fundit për të mbledhur para të reja nuk patën sukses.

Prandaj, autoritetet amerikane morën zyrtarisht në zotërim bankën dhe ia besuan menaxhimin e saj agjencisë amerikane përgjegjëse për garantimin e depozitave, Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave (FDIC).

Pak e njohur për publikun e gjerë, SVB ishte specializuar në financimin e bizneseve fillestare dhe ishte bërë një nga bankat më të mëdha në SHBA për nga madhësia e aseteve: në fund të vitit 2022, ajo kishte 209 miliardë dollarë (196 miliardë euro) aktive dhe rreth 175.4 dollarë miliardë (164.5 miliardë euro) në depozita.