Mbreti Charles është parë të dielën duke shkuar në kishë, në paraqitjen e tij të parë prej kur Pallati Buckingham ka njoftuar se ai është diagnostikuar me kancer.

Mbreti Charles është parë të dielën duke shkuar në kishë, në paraqitjen e tij të parë prej kur Pallati Buckingham ka njoftuar se ai është diagnostikuar me kancer.

Ai i ka pezulluar të gjitha paraqitjet publike derisa është duke u trajtuar për kancer dhe dy figura të larta mbretërore – përfshirë Mbretëreshën Camilla dhe Princin e Uellsit – do të paraqiten në vendin e tij.

Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer derisa ka qenë duke u trajtuar në Londër për një komplikim tjetër shëndetësor – prostatën e zmadhuar.

Ndonëse nuk dihet lloji i kancerit nga i cili vuan ai, Pallati e ka konfirmuar se nuk është kanceri i prostatës.