Janë të paktën tetë viktima nga përmbytjet që goditën zonën e Emilia Romanjas.

 

Midis tyre, tre persona vdiqën në Forlì, një nga një rrëshqitje dheu dy bashkëshortë që vdiqën në Ronta di Çezena.

 

”Të zhvendosurit janë rreth 4 000, por kjo është një shifër e përafërt. Kanë vërshuar 14 lumenj. Përmbytjet kanë prekur edhe qendra të mëdha të banuara”, tha ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci.

 

Lidhjet janë praktikisht të bllokuara, nga hekurudhat në autostrada, për të mos përmendur ndërprerjen e shumë rrugëve rajonale.

 

Çmimi i Madh i Imolas, i anuluar nga organizatorët, nuk do të mbahet gjatë fundjavës, edhe për shkak se pista e garës shkon përgjatë lumit Santerno.

 

Lajmi i mirë është se vala e motit të keq duket se po qetësohet, pasi nuk bie shi nga ora 13:30.

 

”Ky është një tërmet për ne”, tha presidenti i rajonit Stefano Bonaccini.