Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për media, gjatë së cilës është ndalur të flasë për amnistinë fiskale.
Ajo bën me dije se qeveria është ende duke punuar me draftin e amnistisë fiskale.
Sipas saj është e rëndësishme që drafti të konsultohet me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim që të mos bëhen veprime të nxituara, të cilat mund të kenë pasoja për ekonominë e vendit.
“Përsa i përket amnistisë fiskale, unë e kam përsëritur në raste të ndryshme. Ne jemi duke punuar akoma me draftin e amnistisë. Është e rëndësishme që ai draft të vijë i mirëkonsultuar nga të gjithë partnerët tonë ndërkombëtarë, me qëllim që të mos bëjmë veprime të nxituara, të cilat mund të shkaktojnë problematika për ekonominë e vendit. Jemi ende duke u konsultuar dhe do të vijojmë konsultimin për sa kohë të jetë e nevojshme”, theksoi ajo.