Kryeministri Edi Rama e cilësoi një histori mbresëlënëse rekordin e shënuar nga avokatja shqiptare Eva Buzo, e cila përshkoi me not 92 km nga brigjet e Italisë në Vlorë.
Në një postim në rrjetet sociale Rama ndau momente nga udhëtimi me not i Eva Buzos, që zgjati 34 orë.
“Një histori mbresëlënëse ajo e Eva Buzos, avokatja shqiptare, e cila ka shënuar një rekord në not duke përshkruar 92 km nga brigjet e Italisë deri në Vlorë. Një udhëtim në ujë prej 34 orësh për Evën, e cila sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, u rikthye për ta përfunduar këtë vit, me një forcë fizike dhe psikologjike të jashtëzakonshëm”, shkruan Rama.
Eva Buzo përfundoi udhëtimin e saj me not prej 92 km, që zgjati 34 orë, nga brigjet e Lecces (San Focca), deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në afërsi të Kepit të Gjuhëzës./ata