Vazhdon të përkeqësohet situata e shkaktuar nga moti i keq që ka përfshirë Italinë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 9.

 

Ndërkaq, raportohet se shumë persona të tjerë janë zhdukur, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, të cilët kanë vërshuar rajonin italian Emilia-Romanja.

 

Rreth 10.000 njerëz janë evakuuar, ndërsa në disa raste është dashur që të ndërhyet me helikopterë.

 

Autoritetet kanë thënë se 14 lumenj kanë dalë nga shtretërit e tyre, dhe kanë vërshuar 23 qyteza. Kryetari i Ravennas, Michele de Pascale, ka thënë se qyteti tani është “i tjetërsuar”.

 

Sakaq, si pasojë e situatës gara e planifikuar këtë fundjavë, Formula 1 Grand Prix, në Emilia-Romanja, është anuluar.

 

Në diskutimet e së mërkurës, në mes të autoriteteve lokale dhe organizatorëve të garës në Imola, është vendosur që ngjarja nuk mund të mbahet.

 

Sipas parashikimeve, sasi edhe më e madhe e shiut, pritet të bjerë edhe në ditët në vijim.