Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Ambasdorin e Turqisë, Tayyar Kağan Atay.

Ambasadori Atay e uroi Kryetaren Spiropali për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit dhe vuri në dukje gatishmërinë e Ambasadës për të kontribuar në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si aleatë të natyrshëm, të miqësisë mes dy popujve si edhe intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.

Spiropali nënvizoi se Shqipëria do të forcojë partneritetin strategjik me Turqinë, me të cilën na lidh një miqësi e fortë tradicionale.

foto galeri
foto galeri

Bashkëpunimi me Turqinë përbën një prioritet të Kuvendit të Shqipërisë, qeverisë dhe institucioneve. Turqia dhe Shqipëria i janë gjendur njëra-tjetrës në ditë të mira e të vështira. Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, si anëtarë të NATO-s, merr një rëndësi të veçantë në situatat e sotme në rajon e më gjerë.

Kuvendi do të zgjerojë bashkëpunimin me Asamblenë e Madhe Kombëtare në të gjitha nivelet, duke nxitur bashkëpunimin e gjithanshëm dhe miqësinë mes popujve./BalkanWeb