Të paktën 24 palestinezë, mes të cilëve foshnja, gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në qytetet e Rripit të Gazës në veri dhe Khan Younis në jug që nga mëngjesi i djeshëm.
Në deklaratën me shkrim nga Mahmud Basal, zëdhënës i Njësisë së Mbrojtjes Civile në Gaza, thuhet se avionët luftarakë izraelitë sulmuan kampin e refugjatëve Al-Shati në perëndim të qytetit të Gazës, lagjen Et-Tuffah në lindje dhe An-Namsavi në perëndim të Khan Younis.
Basal tha se në sulmin e avionëve luftarakë izraelitë, 8 palestinezë humbën jetën në kampin e refugjatëve Al-Shati në qytetin e Gazës dhe 4 palestinezë në lagjen Tuffah.
Ai theksoi se avionët luftarakë izraelitë vazhduan sulmet në pjesë të ndryshme të qytetit jugor të Khan Younis ku u vranë 12 palestinezë, përfshirë një foshnjë, një grua dhe fëmijë./aa