Komisioni Evropian ka hapur procedim formal kundër platformës kineze të medias sociale TikTok pas hetimeve paraprake për shkeljen e aktit të shërbimeve digjitale të bllokut.

Sipas një deklarate të Komisionit, TikTok mund të ketë shkelur aktin “në fusha të lidhura me mbrojtjen e të miturve, transparencën e reklamave, aksesin e të dhënave për studiuesit, si dhe menaxhimin e rrezikut të dizajnit që krijon varësi dhe përmbajtjes së dëmshme”.

Pas hapjes formale të procedimit, Komisioni do të vazhdojë të mbledhë prova për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm përmbarimor, thuhet më tej.

Komisioneri Thierry Breton tha sot në X: “Sot hapim hetim ndaj TikTok-ut mbi shkeljen e dyshuar të transparencës dhe detyrimeve për mbrojtjen e të miturve. Dizajni që krijon varësi dhe kufijtë e kohës para ekranit; Efekti i vrimës së lepurit; Verifikimi i moshës; Cilësimet e parazgjedhura të privatësisë”.

Ai shtoi se Komisioni po zbaton aktin për ta bërë internetin më të sigurt për të miturit./aa