Aplikacioni “Telegram” është i ndaluar në qytetin e Amsterdamit në Holandë, për shkak të aktiviteteve të mundshme kriminale. Miratimi i tij u bë në muajin prill të këtij vit po asnjëherë zyrtarët nuk kishin folur publikisht.
Rreziku ndaj aktiviteteve kriminale ka detyruar Holandën dhe konkretisht kryeqytetin e saj, Amsterdamin të ndalojë përdorimin e aplikacionit Telegram!
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i bashkisë sipas të cilit asnjë nga punonjësit e administratës nuk do të lejohet ta përdorë.
Një masë e tillë është ndërmarrë nga autoritetet për të ulur sado pak aktivitetin e mundshëm kriminal dhe spiunazhin.
Një nga ekspertë e IT, në bashkinë e kryeqytetit, duke folur për mediat tha se Telegram është “një strehë e sigurt për hakerët, kriminelët kibernetikë dhe tregtarët e drogës”.
Kujtojmë që qyteti e miratoi aktin në fund të prillit, por deri më tani asnjëherë nuk kishin folur publikisht për zbatimin.
Përvec Amsterdamit, siç raportojnë mediat vendase asnjë nga komunat e tjera në Holandë nuk e kanë marrë një masë të tillë pavarësisht shqetësimeve të përgjithshme në lidhje keqpërdorimin e tij.
Parlamenti diskutoi një ndalim të mundshëm në fillim të këtij viti, por ministri i atëhershëm i Drejtësisë, tha se ky hap do të ishte një ndërhyrje e tepërt në lirinë e shprehjes.
Kujtojm që Telegram u themelua fillimisht në Rusi, por më pas selia u zhvendos në Dubai./OraNews