Dy avionët ushtarakë rumunë kanë mbyllur misionin e tyre 5-ditor në shuarjen e zjarreve në disa zona të Shqipërisë. Ata erdhën më 14 gusht dhe kanë hedhur në total 141 mijë litra ujë për shuarjen e flakëve në zonat e Liqenit të Prespës, Malit të Tomorrit, në Orosh, në Fushë Bulqizë dhe në fshatin Arrën të Kukësit.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka shprehur mirënjohje të thellë për stafin rumun të angazhuar në këtë operacion të ndërlikuar, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre gjatë gjithë misionit. Ministri Vengu ka falënderuar gjithashtu Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile për mbështetjen e pakursyer dhe bashkëpunimin e ngushtë në koordinimin e këtyre përpjekjeve.

"Ky mision ishte një shembull i shkëlqyer i solidaritetit evropian dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në momente kritike. Ndihma e dhënë nga Rumania dhe Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile ka qenë e paçmueshme për menaxhimin e situatës emergjente në vendin tonë," tha ministri Vengu.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe ambasadori rumun në Shqipëri, Oktavian Serban./Shqiptarja