Finalizohet faza e 19-të megaoperacioni “Imazhi”, në  sajë të të cilit janë asgjësuar nëpërmjet djegies, 1213 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në tokë, në 4 fshatra të ndryshme.

 

 

Nga këto kontrolle u finalizua faza e 19-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, janë gjetur të kultivuara në zona të pyllëzuara, në 4 fshatra në Lezhë, 1213 bimë narkotike cannabis sativa, konkretisht:

 

-në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet, u gjetën të kultivuara 940 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;

-në fshatin Gjobardhaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;

-në fshatin Zimaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 110 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;

-në malin e Jushit, fshati Torovicë, njësia administrative Balldre, u gjetën të kultivuara 33 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

 

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.