Një 64-vjeçare nga Tirana humbi kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turistike të dielën, të cilët ndodheshin në Karaburun për të eksploruar natyrën.

 

Burime bëjnë me dije se shtetasja Drita Elezi është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore nga ekipet e kërkim shpëtimit.

 

64-vjeçarja humbi kontaktet me grupin që po eksploronte gadishullin për shkak të mjegullës.

 

Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufirare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum  është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti, duke u finalizuar me sukese.

Vlorë/Informacion shtesë

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasen D. E., 64 vjeçe, e cila kishte humbur orientimin, për shkak të mjegullës, dhe ishte shkeputur nga pjesa tjetër e grupit të guidës turistike, ju informojmë se:

 

Sot, rreth orës 09:30, pas shumë orësh kërkime nga grupi i përbashkët i kërkimit të Delta Forcë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja e shtetases D. E., në vendin e quajtur “Gropat e Epirit”, në Karaburun.

 

Shtetasja D. E. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet nga grupi i Policisë, në Stacioni e Policisë Orikum, për t’iu bashkuar familjarëve të saj.