Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me atentatin e mbrëmjes së djeshme që tronditi kryeqytetin, ku si pasojë humbi jetën një 60-vjeçare dhe u plagosen 6 të tjerë.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta shkruan se qytetarët lëvizin lirshëm në rrugët e Tiranës dhe rrezikojnë çdo ditë jetën e qytetarëve.
Sipas tij qeveria nuk ka bërë asgjë për ndalimin e kriminalitetit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprave kriminale.
“Pa kaluar dy javë nga vrasja makabër e tre grave të pafajshme krimi godet sërish, kësaj radhe duke rrezikuar në mënyrë ekstreme jetën e njerëzve të pafajshëm në lagjen e Don Boskos.
Kriminelët lëvizin lirshëm në rrugët e Tiranës dhe rrezikojnë çdo ditë jetën e qytetarëve.
Kjo situatë e rendit dhe sigurisë publike, që përkeqësohet çdo ditë dhe çdo orë tregon qartë se qeverisja e rilindjes ka dështuar totalisht dhe e ka futur vendin në kaos.
Qeveria nuk ka bërë asgjë për ndalimin e kriminalitetit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprave kriminale ndaj të cilave po ekspozohen të pambrojtur qytetarët shqiptarë.
Qytetet tona meritojne dhe kërkojnë siguri, që qeveria e inkriminuar rilindase j’ua ka mohuar për shkak të kapjes së saj nga krimi.
Ndaj të ngrihemi të gjithë në këmbë për të realizuar Ndryshimin, që mbron qytetarët dhe familjet e tyre nga krimi”- tha ai.