Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh të mërkurën për të vendosur rreth kufizimit të shumës për shpenzimet e fushatës zgjedhore nga partitë politike, për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Sipas vendimit të këtij institucioni, një subjekt politik do të ketë të drejtën të shpenzojë deri në 2.047.149 euro, apo jo më pak se 1 euro për votues të regjistruar.
"Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore për Fushatën e Zgjedhjeve, Monitorimin e Fushatës së Zgjedhjeve si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 2.047.149 votues", tha Besnik Buzhala, drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar.
Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve parlamentare, KQZ mori vendim edhe për themelimin e Komisionit për shqyrtimin e kundërshtimeve administrative të parashtruara kundër njoftimit për regjistrim të votueseve jashtë Kosovës, ku sipas Ligjit për Zgjedhjet Parlamentare, çdo aplikues, të cilit i është refuzuar regjistrimi, ka të drejtë në kundërshtim administrativ.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, partitë politike kishin mundësi që t'i shpenzojnë rreth 1 milion euro për fushatë zgjedhore, apo rreth 1 milionë euro më pak se në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm./aa