Brigadat Kassam, krahu ushtarak i Hamasit njoftoi se shumë ushtarë izraelitë u vranë dhe u plagosën si pasojë e shpërthimit të një tuneli në të cilin ishte ngritur kurth në jug të Rripit të Gazës.

Në një deklaratë nga llogaria e Brigadave Kassam në Telegram thuhet se ushtarët izraelitë u shënjestruan me shpërthimin e hyrjes së një tuneli në të cilin ishin vendosur më parë kurthe, në zonën Hamad në veri të qytetit Khan Younis në jug të Gazës.

Në deklaratë nënvizohet se ka të vrarë dhe të plagosur nga ushtarët izraelitë të cilët kanë tentuar pushimin tokësor të zonës. Mes ushtarëve izraelitë të cilët vazhdojnë sulmet tokësore në Gaza dhe grupeve të rezistencës palestineze shënohen përleshje.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 janë vrarë 40.223 palestinezë, përfshirë të paktën 16.480 fëmijë dhe 10.980 gra ndërsa janë plagosur 92.981 persona të tjerë.

Nën rrënoja njoftohet se ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku strehohet popullata./aa