Nën përkujdesjen e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, të enjten është mbajtur manifestimi tradicional “Ecja simbolike” në sheshet e Prishtinës, me qëllim të ndërgjegjësimit dhe mbështetjes së grave që përballen me sëmundjen e kancerit të gjirit.

Presidentja Osmani ka thënë se zbulimi i hershëm i sëmundjes shpëton jetë, andaj gratë duhet t’i kushtojnë vetes kujdes më të madh dhe të kryejnë kontrolle parandaluese.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit  “Jeta/Vita”, Nafije Latifi, ka thënë ka ende punë për t’u bërë në sektorin shëndetësor për trajtimin e kësaj sëmundjeje, pasi 450 raste të reja dalin çdo vit me këtë sëmundje. /KosovaPress/