Një total prej pesë trupash u gjetën të mërkurën e 21 gushtit gjatë kërkimeve nga autoritetet siciliane në rrënojat e Bayesian pranë Palermos, duke e çuar numrin e vdekjeve të konfirmuara në gjashtë.
Fillimisht ekipi i kërkim shpëtimit nxorën nga kuverta e poshtme e jahtit trupat e katër viktimave: bankierit Jonathan Bloomer dhe gruas së tij Judy, avokatit Chris Morvillo dhe gruas së tij Nadam. Ndërkohë gjatë orëve të mbrëmjes ata gjetën edhe viktimën e pestë, trupin e miliarderit Mike Lynch.
Ditën e sotme raportohet se kanë filluar kërkimet për personin e fundit të zhdukur, vajzën e miliarderit Mike, tetëmbëdhjetëvjeçaren Hannah.
Trupat e viktimave u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Palermo ku dhe do të bëhen autopsitë në ditët në vijim, shkruan La Repubblica.
Anija "Bayesian" 56 metra me flamur britanik ishte ankoruar rreth 700 metra larg Porticellos, një qytet bregdetar disa kilometra larg Palermos - kur u godit nga një stuhi mëngjesin e 19 gushtit. Pesëmbëdhjetë njerëz u shpëtuan, duke përfshirë gruan e Lynch dhe një grua me një fëmijë një vjeçar./Shqiptarja