Klubi i Zyrihut ka dënuar futbollistin Labinot Bajrami, babai i të cilit tentoi te godiste me çader trajnerin e ekipit kur ky i fundit i zëvendësoi djalin, pasi e kishte aktivizuar në pjesën e dytë. Për pasojë Zyrihu ka vendosur që 19-vjeçarin ta dërgojë tek ekipi B, me arsyetimin e mungesës së disiplinës.
Ndërkohë babait të tij nuk i lejohet hyrja në stadiumet e Zvicrës për një kohë ende të pacaktuar, ndërsa ka gjasa të ndiqet edhe penalisht. Sakaq babai i Bajramit nuk lejohet as të afrohet në qendrën stërvitore të Zurihut./Shqiptarja