Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Meleq Gjozi” në Goriçan, bashkia Dimal, është drejt përfundimit.

E dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 kjo shkollë iu nënshtrua rikonstruksionit total, me investimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, ndërsa theksoi se ajo do të rihapë dyert në shtator me kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit.

“Drejt përfundimit, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Dimal, që do të jetë gati në shtator për të pritur 235 nxënës dhe mësues me kushte dinjitoze”, tha Manastirliu.

Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 shkolla “Gorican” doli jashtë funksionit, kjo referuar aktit të ekspertizës të lëshuar nga Instituti i Ndërtimit.

Më pas shkolla iu nënshtrua rikonstruksionit duke u rindërtuar me standardet më të mira për nxënësit dhe mësuesit./ata