Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi zhvilloi nëj takim me bordin drejtues të Helvetas Swiss Intercooperation, organizata që zbaton projektin “Bashki të Forta”.

Muzhaqi tha se “së bashku me Helvetas diskutuam për programin ‘Bashki të Forta’ si dhe rëndësinë e angazhimit të të rinjve, gjithashtu edhe përfaqësimit të drejtë gjinor në këshillat vendorë rinor por edhe në këshillat bashkiak. Një takim frytdhënës edhe për fokusin mbi bashkëveprimin vendor-qendror me qëllim ofrimin e më shumë shërbimeve në funksion të fëmijëve dhe të rinjve”.

Muzhaqi përgëzoi drejtuesin e projektit, Norbertin dhe ekipin për krijimin e Aleancës Kombëtare të Këshilltarëve Bashkiakë, si dhe punën për një shoqëri gjithëpërfshirëse, për barazi gjinore dhe përfaqësim të barabartë në politikë dhe vendimmarrje./ata