Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në vitin 2022 llogariten në 6.3 % të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e katërt tregtar të vendit tonë.

 

Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, në 2022 shkëmbimet tregtare arritën 90.5 miliardë lekë.

 

Referuar të dhënave, eksportet drejt Gjermanisë në vlerë arritën në 31.9 miliardë lekë, nga 20.1 miliardë lekë që llogariteshin në 2021-shin.

 

Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme, në rritjen e eksporteve, kontribuesit më të mëdhenj ishin grupi “tekstile dhe këpucë”, pasuar nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale”.

 

Edhe importet nga Gjermania shënuan rritje kundrejt 2021-shit, duke arritur në 58.5 miliardë lekë, nga 54.9 miliardë lekë që ishin në 2021-shin.

 

Qeveria Federale ka investuar në Shqipëri që prej vitit 1988 më shumë se një miliard euro në formë grantesh dhe kredish, gjë që e shndërron Gjermaninë një ndër donatorët bilateralë më të mëdhenj në vend. /ATSH