2023-shi do jetë viti i Sportit për Tiranën. Teksa kryeqyteti mbylli vitin si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, këtë vit Tirana do mbajë titullin “Qyteti Evropian i Sportit”.

 

Kryeministri Edi Rama shpërndau sot edhe videon promovuese në këtë kuadër.

 

“Kjo video energjike që do të karakterizojë Tiranën këtë vit, si Qyteti Europian i Sportit”, u shpreh ai.

 

Në këtë qytet, ky vit do të jetë ndryshe, do të vrapohet si kurrë më parë. Do të derdhet djersë në fushë, do të ndeshen titanë, do të fitojnë, do të humbasin, do tunden stadiumet dhe rrugët. Do ngjallen legjendat e do të dalin talentet. Do të ketë lot gëzimi e disfate, do rrahin zemrat e miliona njerëzve për një lojë të vetme. Nata do të bëhet ditë, çdo sekondë do të zgjasë sa një jetë. Do të jetë viti i më të fortëve, por çdo kush do të ndjehet i fortë. Do të jetë viti i këtij qyteti./ATSH