Portieri gjerman me përvojë i Bayern Munichut, Manuel Neuer, ka bërë të ditur se i ka dhënë lamtumirën Kombëtares së Gjermanisë.

"Faleminderit, Gjermani! Jam shumë i kënaqur që kam veshur fanellën e kombëtares", shkroi 38-vjeçari Neuer në rrjetet sociale.

Manuel Neuer me fanellën e Kombëtares së Gjermanisë në futboll ka luajtur 124 ndeshje./aa