Në Lezhë po vijojnë punimet për hapësirën memoriale shumëfunksionale ku ka lindur At Gjergj Fishta.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga punimet që po kryhen për ndërtimin e godinës shumëfunksionale, e cila do të mirëpresë artistë vendas e të huaj.

“Një godinë multifunksionale kulturore e rekreative në këtë vend sa historike, aq dhe tërheqëse për peizazhin e mrekullueshëm natyror, që do të përfshijë hapësira të dedikuara për rezidenca artistike, për sesione krijimtarie e ekspozime, për të mikpritur artistët vendas e të huaj, e për të zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore dhe edukative, e jo vetëm”, u shpreh Rama.

Projekti po zbatohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit./ata