Zëdhënësja e Demokratëve Euroatlantikë, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediet ka reaguar për projektiligjin e qeverisë për importin e mbetjeve në Shqipëri.
“Qeveria, e cila do të mbahet mend për pasurimin nga plehrat, me ligjin e ri i jep të drejtën Këshillit të Ministrave që të përcaktojë se cilat lloje të mbetjeve do të importohen nga jashtë, ndërkohë që sasia e mbetjeve tona të grumbulluara nga mosfuksionimi i inceneratorëve i ka tejkaluar kapacitetet e landfillit, duke rënduar dhe shtuar rreziqet e ndotjes”, u shpreh ajo.
Karabina më tej u ndal tek inceneratori i Elbasanit, për të cilin theksoi se nuk punon, ndaj ka grumbullime masive të mbetjeve.
Sipas saj, bashkia Elbasan paguan 2500 lekë për ton mbetjesh kompaninë Eco-Alb, por mbetjet vetëm grumbullohen dhe as përpunohen, as incenerohen sipas kontratës./ata