I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se krimineli serb Milan Radojiçiç i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit gjatë vitit të kaluar ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, duhet të mbahet përgjegjës dhe të përballet me drejtësinë.
“Qartazi nuk mund të thuhet se është bërë mjaftueshëm kur njerëzit që janë përgjegjës, duke nisur me Milan Radojeçiç-in që e ka pranuar përgjegjësinë, nuk është përballur ende me drejtësinë.
Natyrisht se askush nuk mund të thotë se është bërë mjaftueshëm. E përsërisim që ai duhet të mbahet përgjegjës për atë që ka bërë”, tha Lajçak në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.
I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se krimineli serb Milan Radojiçiç i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit gjatë vitit të kaluar ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, duhet të mbahet përgjegjës dhe të përballet me drejtësinë.
“Qartazi nuk mund të thuhet se është bërë mjaftueshëm kur njerëzit që janë përgjegjës, duke nisur me Milan Radojeçiç-in që e ka pranuar përgjegjësinë, nuk është përballur ende me drejtësinë.
Natyrisht se askush nuk mund të thotë se është bërë mjaftueshëm. E përsërisim që ai duhet të mbahet përgjegjës për atë që ka bërë”, tha Lajçak në një intervistë për Radio Evropa e Lirë./Tema