India do të kalojë Kinën për t'u bërë vendi më i populluar në botë deri në fund të kësaj jave, kanë thënë Kombet e Bashkuara.
Popullsia e Indisë pritet të arrijë në 1,425 miliardë deri në fund të prillit, duke e kaluar Kinën për nga numri i banorëve.
“Popullsia e Kinës arriti kulmin e saj prej 1.426 miliardë banorësh në 2022 dhe ka filluar të bjerë. Popullsia e Kinës mund të bjerë në nën 1 miliard njerëz para fundit të shekullit”, tha agjencia e OKB-së.
Njoftimi i Departamentit të Çështjeve Ekonomike dhe Sociale të OKB-së vjen pas një njoftimi të Fondit të OKB-së për Popullsinë që tha javën e kaluar se India do të ketë 2.9 milionë njerëz më shumë se Kina deri në mesin e vitit 2023.
Shkalla e lindjeve në Kinë është ulur kohët e fundit, me popullsinë e saj që u tkurr vitin e kaluar për herë të parë që nga viti 1961. Popullsia e Kinës mund të bjerë nën 1 miliard para fundit të shekullit, tha DESA.
India, e cila për herë të fundit bëri një regjistrim të popullsisë në vitin 2011, nuk ka komentuar vlerësimet e OKB-së.
Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, popullsia e Indisë pritet të ndalojë së rrituri dhe të stabilizohet rreth vitit 2064.