Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Türkiye-n jugore muajin e kaluar është rritur në 48.448, njoftoi sot ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.
"Në mesin e të vdekurve 6.660 janë shtetas të huaj", tha Soylu në një konferencë për media në provincën Malatya të goditur nga tërmeti së bashku me ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.
Ai tha se vazhdojnë punimet për heqjen e rrënojave.
Më 6 shkurt, tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca - Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, KahramanmaraÅŸ, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.
Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Türkiye u prekën nga tërmetet shkatërruese si dhe një numër i konsiderueshëm në veri të Sirisë./AA