Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi sot pezullimin e planit shumë të kontestuar të reformës zgjedhore në territorin e jashtëm të Francës Kaledonia e Re.

Plani i reformës nxiti trazira të dhunshme në maj në arkipelagun e Paqësorit dhe zgjati për javë të tëra. Të paktën shtatë persona vdiqën dhe mbi 370 u plagosën në trazira.

Presidenti Macron, i cili njoftoi zgjedhje të parakohshme pas humbjes së aleancës së tij në zgjedhjet e BE-së të dielën, tha se plani i reformës në Kaledoninë e Re u pezullua për të shmangur "paqartësitë" përpara zgjedhjeve.

Ai shtoi se qëllimi është t’i jepet përparësi "dialogut në terren dhe rivendosjes së rendit".

Nëse do të miratoheshin ndryshime në rregullat zgjedhore, shtetasit francezë që kanë jetuar në vendin ishullor për të paktën 10 vjet do të kishin të drejtë të votonin në zgjedhjet lokale.

Vendasit, megjithatë, ishin të shqetësuar se ndryshimet do të pakësonin votën e popullsisë vendase Kanak./aa