Tajlanda ka njoftuar rastin e parë të konfirmuar të një lloji të ri, potencialisht më vdekjeprurës të Mpox.
Sipas Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve të Tajlandës, 66-vjeçari evropian i infektuar mbërriti në Bangkok nga një vend afrikan i paidentifikuar më 14 gusht.
Ai filloi të shfaqte simptoma të nesërmen dhe menjëherë shkoi në spital.
Që atëherë është konfirmuar se ai kishte kontraktuar Mpox, dhe në veçanti shtamin e njohur si Clade 1b.
Të paktën 450 njerëz kanë vdekur nga Mpox në një shpërthim me qendër në Repulicën Demokratike të Kongos që filloi vitin e kaluar.
Suedia ishte vendi i parë jashtë kontinentit afrikan që konfirmoi një rast të Clade 1b një javë më parë./EuroNews