Holanda do të jetë organizatore e garës së 15-të të këtij sezoni në Kampionatin Botëror të Formula 1.
Gara me 72 xhiro do të zhvillohet në pistën Zandvoort me një gjatësi prej 4,2 kilometrash, në qytezën Zandvoort në bregun e Detin e Veriut, më 25 gusht të dielën në orën 15:00. Xhirot e renditjes do të mbahen nesër.
Këtë sezon në F1, Max Vestappen fitoi 7 gara, ndërkaq Lewis Hamilton 2, Carlos Sainz, Lando Norris, Charles Leclerc, George Russell dhe Oscar Piastri nga një.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Holandës janë si më poshtë:
- Pilotët
1. Max Verstappen (Holandë): 277
2. Lando Norris (Britani e Madhe): 199
3. Charles Leclerc (Monaco): 177
4. Oscar Piastri (Australi): 167
5. Carlos Sainz (Spanjë): 162
- Ekipeet
1. Red Bull: 408
2. McLaren: 366
3. Ferrari: 345
4. Mercedes: 266
5. Aston Martin: 73
/aa