Arritjet e turistëve të huaj në Türkiye janë rritur me 2,6 për qind në bazë vjetore, duke arritur në 7,3 milionë në korrik, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot.
Qyteti i njohur turistik i Antalyas në rivierën turke ka tërhequr numrin më të madh të vizitorëve të huaj, me 2,6 milionë, sipas shifrave të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.
Istanbuli, qyteti më i madh i Türkiyes për nga popullsia, është renditur i dyti me 1,9 milion vizitorë muajin e kaluar.
Provinca veriperëndimore Edirne, e cila kufizohet me Bullgarinë dhe Greqinë, pason me 803.351 turistë të huaj në korrik.
Gjermanët përbënin grupin më të madh të vizitorëve të huaj në Türkiye, me mbi 1 milion vizitorë, duke përfaqësuar një rritje prej 10 për qind krahasuar me një vit më parë.
Rusët renditen të dytët për sa u përket kombësive, me 922.294 vizitorë në korrik, duke shënuar një rritje vjetore me 4,2 për qind.
Ata u pasuan nga britanikët me 660.906 vizitorë dhe polakët me 319.552 vizitorë.
Nga janari në korrik, arritjet e turistëve të huaj në Türkiye janë rritur me 8,3 për qind në bazë vjetore, në afro 29 milionë./aa