Një vullkan në Gadishullin Reykjanes në jugperëndim të Islandës ka shpërthyer duke nxjerrë llavë dhe hi, njoftuan zyrtarët vendas.
Autoritetet treguan se vullkani nxori llavë dhe hi si rezultat i shpërthimit që ndodhi pas disa lëkundjeve, duke vënë në dukje se ky ishte shpërthimi i 6-të i vullkanit që nga dhjetori i vitit 2023.
Më tej, autoritetet theksuan se ndikimi i shpërthimit ishte i kufizuar në mbylljen e disa rrugëve dhe thanë se ende nuk kishte ndonjë kërcënim të madh.
Vullkani Fagradals, i cili gjendet në Gadishullin Reykjanes dhe i aktivizuar në vitin 2021, filloi të nxjerrë llavë pas 6 mijë vjetësh. Ky ishte shpërthimi i parë vullkanik në Reykjanes pas 781 vjetësh./aa