Forcat turke neutralizuan 16 terroristë të PKK-së në disa rajone në veri të Irakut.

Përmes një deklarate Ministria e Mbrojtjes së Türkiyes njoftoi se terroristët e PKK-së u neutralizuan në rajonet Hakurk, Asos, Gara dhe Metina në veri të Irakut.

"Forcat tona të armatosura turke neutralizuan 16 terroristë të PKK-së që i zbuluan në rajonet Hakurk, Asos, Gara dhe Metina në veri të Irakut. Do të vazhdojmë operacionet tona të paparashikueshëm, të pazakontë, të shpejtë dhe të vazhdueshëm për të eliminuar terrorizmin në burimin e tij", thuhet në deklaratën e ministrisë./aa