Parlamenti turk ka miratuar një deklaratë të përbashkët kundër terrorizmit, duke pohuar vullnetin e vendit për të luftuar kundër të gjitha grupeve terroriste pavarësisht se ku ndodhen.
“Ne i deklarojmë të gjithë botës se Türkiye ka forcën për të luftuar me vendosmëri kundër të gjitha grupeve terroriste brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në mocionin e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme.
“Ne presim që parlamentet e vendeve të tjera dhe organizatat ndërkombëtare të mbajnë qëndrim të qartë dhe pa kompromis kundër akteve terroriste që shënjestrojnë Türkiyen”, theksoi mocioni.
Kjo masë vjen pas sulmeve të reja të PKK-së ditët e fundit, që morën jetën e 21 ushtarëve turq, pas së cilës Türkiye shtoi goditjen e saj ndaj grupeve terroriste në Irakun verior dhe Siri.
Terroristët e PKK-së shpesh fshihen në Irakun verior për të komplotuar sulme ndërkufitare në Türkiye.
Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së./aa