Një studim i ri ka gjetur prova se kimikatet kryesore në shishet plastike lidhen me një rrezik më të lartë të diabetit të tipit 2.
Studimi, i botuar në revistën Diabetes zbuloi se kimikati BPA (bisphenol A), i përdorur për të bërë paketimin e ushqimeve dhe pijeve, duke përfshirë shishet plastike të ujit, mund të zvogëlojë ndjeshmërinë ndaj insulinës, e cila rregullon metabolizmin e sheqerit në trup.
Studimet e mëparshme nuk kanë vlerësuar drejtpërdrejt nëse përbërësit e përdorur në prodhimin e plastikës ose rrëshirave të ndryshme kanë rritur rrezikun e diabetit.
Gjetjet, të cilat do të prezantohen në një sesion shkencor të Shoqatës Amerikane të Diabetit, kërkojnë që Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) të vendosë kufij të sigurt për ekspozimin ndaj BPA në shishet dhe kontejnerët e ushqimit.
Studime të tjera kanë treguar tashmë se kimikati BPA mund të prishë hormonet njerëzore dhe të dëmtojë mëlçinë dhe sistemin riprodhues./GazetaShqiptare