Një aktor, i cili kishte një rol të vogël në filmin ikonik të James Cameron, Titanik, ka zbuluar se është ende duke fituar para, pas 25 vitesh.

 

 

Reece Thompson, tani 30 vjeç, ishte vetëm pesë vjeç kur luajti “djalin e vogël irlandez”, një pasagjer i klasit të tretë, që vritet tragjikisht së bashku me nënën dhe motrën e tij, pas goditjes së ajsbergut në filmin e vitit 1997.

 

Në filmin legjendar, ku luajnë Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet, aktori fëmijë mund të shihet duke pritur që portat e klasit të tretë të hapeshin, në mënyrë që ai dhe familja e tij të mund të shpëtonin.

 

 

Tragjikisht, kjo nuk ndodhi kurrë dhe personazhi i Reece dhe motra e tij u shtrinë në shtrat nga nëna e tyre, për të pritur fundin e tyre të dhimbshëm.

 

Reece, para se të ndodhte skena e dhimbshme, pyet të ëmën: Çfarë po bëjmë, mami?

 

Për të cilën mamaja u përgjigj: Thjesht po presim, i dashur. Kur të mbarojnë duke futur njerëz të klasit të parë në varka, ata do të fillojnë me ne dhe ne duhet të jemi gati, apo jo?

 

Ndonëse ishte vetëm një fragment i shkurtër, kjo pati një ndikim të madh te shikuesit, pasi pasqyronte fatin e shumë pasagjerëve të klasit të tretë.

 

Reece, i cili tani është drejtor i marketingut dixhital në Utah, ka shpjeguar se nuk i kujtohet shumë nga xhirimet e Titanikut, por çdo vit ai merr para.

 

Duke folur për Rrjetin 10 të Australisë, Reece zbuloi: Po, unë ende marr para , kjo është e vërtetë.  Nuk e kam parë adresën time bankare prej disa vitesh, por supozoj se ato janë hedhur gjithmonë në llogari.